“Lufta” në mes MD-së dhe Këshillit Gjyqësor e Prokurorial vë në pikëpyetje reformën në drejtësi
Lexohet për: 2 min.
IKP-080724
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kritikat publike në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial e ulë besimin e publikut dhe besimin që këto institucione kanë interes të përbashkët për ta adresuar reformën në drejtësi.

Kështu ka thënë drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj gjatë publikimit të raportit të IKD-së me temë “Problemet e reformës në drejtësi”, e cila ishte si një analizë e katër Projektligjeve që dalin nga "Deklarata e Përbashkët e Zotimeve".

Miftaraj tha se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë një raport kontraktual i cili i obligon institucionet tona që për politikat bazë që kanë të bëjnë për reformat në drejtësi të kemi një bashkëpunim të bazuar në mirëbesim me këshillin gjyqësor dhe atë prokurorial.

Kurse Melos Kolshi, hulumtues në IKD tha se anëtarët e Këshillave që janë të mandatuar që të bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave.

Kurse, sa i përket projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  ligjit për KPK-në, Kolshi  ka deklaruar se IKD vlerëson MD-ja është duke i zhvilluar dy procedura të ndara në lidhej me këtë.

Sipas IKD-së, MD-ja duhet të shqyrtojë dhe të rishikojë proceset e planifikimit dhe menaxhimit legjislativ për të siguruar që nismat ligjore janë mirë të koordinuara.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024