Lufta në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lufta në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz
Merz
Foto Arkiv
28/03/2026 - 18:57
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.  Në një konferencë në Miami të Floridës, republikani fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas e ktheu vëmendjen tek Gjermania: "Kancelari gjerman - të gjithë këta janë miqtë e mi - Friedrich. Kancelari gjerman tha: 'Kjo nuk është lufta jonë'". Trump shtoi se, atëherë, as lufta në Ukrainë nuk është lufta e SHBA-së.

Një ditë më parë, Trump e kishte kritikuar po ashtu Gjermaninë, duke u shprehur, se e konsideron "të papërshtatshme" që pala gjermane kishte deklaruar: "Kjo nuk është lufta jonë". Megjithëse, Trump nuk përmendi askënd konkretisht, duket se ia atribuoi deklaratën Kancelarit të Gjermanisë. Por fraza fillimisht erdhi nga Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD). Merz vetëm bëri së fundmi një deklaratë të ngjashme gjatë një vizite në Norvegji: "Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe ne nuk duam të jemi".

Edhe Kancelari gjerman kritikon Donald Trump, shkruan DW.

Por edh Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar mënyrën se si Presidenti i SHBA-së Donald Trump po e trajton luftën e Iranit.  "Ajo që Trump po bën tani nuk është deeskalim dhe një përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore, por më tepër një përshkallëzim masiv me një rezultat të pasigurt", tha Merz në "Kongresin F.A.Z" të premten. "Këto janë përshkallëzime që tani janë kërcënuese. Jo vetëm për ata që preken drejtpërdrejt, por për të gjithë ne.".

Kancelari Friedrich Merz (CDU) ka pak shpresa për një përfundim të shpejtë të luftës në Iran. "Kam dyshime serioze nëse ekziston një strategji", tha ai, duke iu referuar operacionit ushtarak SHBA-Izrael. Megjithatë, nëse arrihet një armëpushim, Merz u ka ofruar Shteteve të Bashkuara ndihmë - për shembull, sigurimin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit së bashku me vendet e tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026