Përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës u takuan me përfaqësuesit e mistrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit përmes hetimeve tatimore.
“Në këtë takim përfaqësuesit gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar fenomenin e korrupsionit, duke e vlerësuar ATK-në si një partner të rëndësishëm në këtë fushë”, thuhet në njoftim.
Edhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës Luan Dalipi shef i Kabinetit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, si dhe Tienmu Ma këshilltar i kryeministrit, thanë se qeveria mbështet të gjitha nismat, të cilat minimizojnë evazionin fiskal dhe korrupsionin.
“Takimi u vlerësua si një hap pozitiv në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet tutje.