Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike Ibër - Lepenci, Faruk Mujka ka bërë të ditur se pas një pune intensive dhe në kushte të vështira atmosferike është bërë i mundshëm furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ku të premten rreth orës 19:00 kishte ndodhur shpërthimi i fuqishëm, i cili dyshohet se është organizuar nga Beogradi.
Mujka i cili ka ndarë në Facebook pamje nga terreni, ka shkruar se së shpejti pritet të bëhet zgjidhje edhe për furnizimin me ujë të pijshëm.
Kësisoj, Mujka tha se, u dëshmua organizimi i shpejtë dhe koordinimi perfekt.
https://kosovapress.com/15-kilograme-eksploziv-svecla-jep-detaje-nga-sulmi-terroristhttps://kosovapress.com/hovenier-denon-sulmin-ne-zubin-potok-shba-qendron-prane-kosoves
Përvecse e dënuan sulmin, ambasadorët shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për Kosovën dhe kërkuan që autorët e sulmit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë.
https://kosovapress.com/kurti-sulmi-eshte-kriminal-dhe-vjen-nga-bandat-e-orkestruara-nga-serbia