Lorik Cana: Pas ndeshjes me Zvicrën ndryshoi diçka në shpirtin e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lorik Cana: Pas ndeshjes me Zvicrën ndryshoi diçka në shpirtin e Kosovës
New Project (54)
31/03/2026 - 13:40
Linku u kopjua

Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, ka analizuar rrugëtimin mbresëlënës të Kosovës deri në finalen e sotme, në një intervistë nga Euronews Albania, duke vënë re një transformim rrënjësor që sipas tij nisi në Basel.

Edhe pse e cilëson Turqinë si “favoriten e madhe”, Cana beson se forca e vërtetë e "Dardanëve" tashmë buron nga një vetëbesim i sapogjetur që i ka shoqëruar gjatë gjithë fazës kualifikuese.

Cana, i cili ishte i pranishëm në stadium gjatë përballjes me Zvicrën, vërejti një pikë ktheje që tejkalon aspektin teknik.

"Pas asaj ndeshjeje ka ndërruar diçka te Kosova. Ka ndërruar jo vetëm në mënyrë taktike, por ka ndodhur diçka brenda ekipit – kanë gjetur një vetëbesim dhe një shpirt luftarak," u shpreh Cana, duke shtuar se suksesi është plotësisht i merituar pas fitoreve të mëdha në Suedi, Slloveni dhe eliminimit të Sllovakisë.

I pyetur se çfarë do t’u thoshte lojtarëve vetëm dy minuta para se të zbresin në fushë përballë Turqisë, ish-lideri i kombëtares dha një këshillë prej veterani: Kanalizimin e emocioneve.

"Do të mundohesha që t'i kanalizonim emocionet. Besoj që kanalizimi i emocioneve është gjëja më e rëndësishme tani," përfundoi Cana.

Sonte, nën dritat e stadiumit "Fadil Vokrri", mbetet të shihet nëse ky "shpirt i ri" që diktoi Cana do të mjaftojë për të mposhtur favoritin dhe për të siguruar biletën për në Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026