Lojërat Evropiane, Kosova shënon sukses edhe në shenjëtari
Lexohet për: 1 min.
Shenjetri-Kosova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kosova po merr pjesë në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov me atletët nga disiplina të ndryshme sportive.

Së fundi, shenjëtari Nexhat Sahiti ka përfunduar garimin në garat e shenjëtarisë sportive në Lojërat Evropiane.

Me 568 pikë, shenjëtari kosovar doli i 31-ti, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore, duke mos arritur të kualifikohet në finale.

https://kosovapress.com/admin/muhamet-ramadani-i-treti-ne-evrope-per-hedhjen-e-gjyles/

Sahiti kishte disa momente të mira, sidomos në serinë e katërt ku qëlloi 9 dhjetëshe nga 10 sosh, por që nuk pati ecuri të tillë edhe në seritë tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025