LLoji i ri i insektit Drusus krpachi regjistrohet në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës njofton se gjatë hulumtimit në terren në kuadër të aktivitetve për ridefinimin e zonave strikte të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” këto ditë është gjetur në rezervatin strikt të Shutmanit një lloj i rrallë insekti, më parë i paregjistruar në Kosovë.

“Bëhet fjalë për llojin Drusus krpachi i përshkruar si lloj i ri në vitin 2011 dhe deri më tani i njohur vetëm nga Maqedonia Veriore”, njofton AMMK.

Siç njofton agjencia, kjo gjetje shënon regjistrimin e parë të këtij lloji të rrallë e të rrezikuar në Kosovë.

“Gjatë këtyre hulumtimeve në terren është konfirmuar sërish prania e rrallë e insektit endemik të Sharrit, Drusus sharrensis i cili është zbuluar para disa vitesh po nga Parku Kombëtar "Mali Sharr". Që të dyja llojet i takojnë një grupi insektesh jashtëzakonisht të ndjeshme nga ndotja dhe degradimi i mjedisit”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024