Skuadra e Llapit ka shënuar sot fitore me rezultat solid 2:0 kundër kampionit aktual të Superligës së Kosovës, Prishtinës, ndeshje kjo e vlefshme për atë të kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Llapit me ndihmën e dy golave ka arritur ta përmbysë epërsinë e Prishtinës nga ndeshja e parë, kështu duke siguruar biletën e fundit drejt finales së Kupës së Kosovës, përcjell KosovaPress.
Golin e dytë për llapjanët, dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Valmir Veliu, i cili shënon në minutën e 79’ për rezultatin final 2:0.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 2:1 në favor të Prishtinës, ndërkaq me dy golat e sotëm të Llapit, ky i fundit kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Rezultati i ndeshjes së sotme është 2:0, ndërsa rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3:2 në favor të Llapit.