Klubi futbollistik Llapi ka siguruar transferimin e sulmuesit të qendrës, Valmir Berisha nga Liria me kontratë për dy-vitet e ardhshme. Kështu ka bërë të ditur skuadra e Tahir Batatinës përmes një njoftimi në faqen zyrtare të hënën.
28-vjeçari vjen në klubin nga Podujeva me një bagazh të madh e eksperiencë ndërkombëtare. Fillimi i karrierës së tij në Halmstad dhe pjesëmarrja në klube prestigjioze si Roma, e pjesëmarrja e tij në kombëtaret zinxhirë të Suedisë janë vetëm disa nga momentet që e bëjnë të dallohet në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Pas prezantimit të tij nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, sulmuesi është prononcuar për faqen zyrtare të klubit: "Është vërtetë kënaqësi të bashkohem me një skuadër kaq të respektuar dhe të ndjekur në futbollin e Kosovës. Dua të falënderoj stafin drejtues, drejtorin dhe trajnerin për besimin e tyre. Jam i përkushtuar plotësisht që të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuoj për suksesin e KF Llapi. Tifozëve u premtoj angazhim maksimal për t'i gëzuar ata me shumë suksese në vazhdim", ka thënë Berisha.
Berisha është përforcimi i dytë këtë afat kalimtar pas zyrtarizimit të Blend Baftiut të Llapi.