Llapi nuk e fitoi titullin, Batatina: Vështirë të luftosh me mafinë e FFK-së
Lexohet për: 1 min.
5-Batatina
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në ndeshjen e parafundit të sezonit të Superligës së Kosovës u zhvillua përballja mes Llapit dhe Ballkanit, dy skuadrave që garonin për titullin e kampionit.

Ballkani e mposhti Llapin 1:0 si mysafir, duke e siguruar titullin e kampionit në “Zahir Pajaziti”, raporton KosovaPress.

Me këtë gjë si duket nuk po pajtohet nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina.

Batatina në “Facebook” shkroi se është e vështirë që të luftosh me të gjithë, duke filluar nga mafia e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

“Respekt për të gjithë që kontribuuat që Llapi të jetë në qendër të vëmendjes, respekt për kryetrajnerin, shtabin teknik, djelmoshat e të gjithë që janë afër klubit. Respekt për ‘Legjendat’, krenarinë e Llapit. Është problem të luftosh me të gjithë duke filluar nga mafia e federatës e te poshtë me klanin e saj. Kësaj radhe humbi Llapi por shpresoj që vitet e tjera mos të bëhet tjetër ekip kurban. Respekt për të gjithë llapjanët, ju kërkojmë falje që nuk e arritëm suksesin e shumëpritur”, shkroi Batatina në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024