Klubi i Futbollit Llapi ka dalë sot me një komunikatë për media ku ka folur për incidentin e ndodhur të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku pas ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Ballkanit të cilën e fituan vendasit me rezultat 3-2, tifozeritë e të dy skuadrave u përleshën dhe si pasojë edhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Klubi llapjan ka dënuar rëndë dhunën e përdorur nga tifozët e Ballkanit duke kërkuar dënimin maksimal ndaj personave përgjegjës, por gjithashtu ka potencuar se kjo njgarje nuk do të ndikojë në mardhënjet mes drejtuesve të dy klubeve, transeton KosovaPress.
Komunikata e plotë e KF Llapit
Komunikatë për shtyp nga kryesia e klubit rreth incidentit të shkaktuar nga tifozeria mysafire pas përfundimit të ndeshjes KF Llapi - FC Ballkani
Pas një analize të thellë dhe shumë të detajuar në çdo aspekt për incidentin që ndodhi dje në Arenën “Zahir Pajaziti”, kryesia e klubit ka vendosur të dal me komunikatë për shtyp për të sqaruar situatën e cila ndodhi dje pas përfundimit të ndeshjes e që për ne si klub është e pa pranueshme dhe dënojmë çdo akt të huliganizmit në sportin më të bukur në botë, futbollin.
KF Llapi dhe FC Ballkani treguan futboll të mirë, cilësor dhe rivalizues. Ndeshja e djeshme ishte hijeshia e këtij sezoni sa i përket ndeshjes, kurse sa i përket tifozerive të skuadrave gjatë ndeshjes nuk kishte asnjë përleshje fizike mes tifozerisë mes vete sepse nuk kishin mundësi të përballeshin pasi që tifozët tanë ishin vendosur në Veri kurse tifozët mysafir në Jug.
Ne kemi raporte të shkëlqyeshme mes dy kryesive dhe jemi rival në fushë por miq dhe shokë jashtë fushës. Ne edhe pse jemi dëmtuar rëndë si klub, gjithmonë do ta respektojmë kryesinë e FC Ballkanit dhe vëllezërit Kabashi pasi që ata nuk kanë të bëjnë me këto gjëra por disa tifozë të pa ndërgjegjshëm shkaktuan këtë dëm të madh dhe të pa nevojshëm.
Presim që personat që u identifikuan në incident të marrin dënimin e merituar dhe sa më të lartë që të vetdijësohemi një herë e përgjithmonë që mbështetja e skuadrës së zemrës është e pranueshme por pa shkaktuar dëme materiale që prishin imazhin e futbollit.
Dëmi i shkaktuar sipas Policëve dhe ekspertëve të dëmit kalon vlerën e 10,000 Eurove.
Shpresojmë që FFK të na mbështes dhe ne të intervenojmë menjëherë me rregullimin e ulëseve sepse për ne si klub është e pamundshme ta shohim ashtu Arenën “Zahir Pajaziti”.
Kryesia e KF Llapi
Podujevë, 13 mars 2022