Llapi e fiton derbin me Ballkanin, Prishtina mposht Fushë Kosovën
Lexohet për: 1 min.
7-Llapi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ndër to edhe derbi mes Llapit dhe Ballkanit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e ka mposhtur 5:3 Ballkanin, raporton KosovaPress.

Golat për Llapin i shënuan Namani (minuta e 6’ dhe 45’), Hyseni (minuta e 16’ dhe 73’) dhe Januzi minuta e 88’, kurse te Ballkani golashënues ishin Gripshi (minuta e 26’) dhe Berisha (minuta e 40’ dhe 90+5’).

Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Prishtina e Malisheva.

Kryeqytetasit mposhtën 1:0 Fushë Kosovën me golin e shënuar nga Mergim Pefqeli, kurse Malisheva fitoi 1:0 ndaj Lirisë me golin e vetëm të shënuar nga Hazrollaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025