Lladrovci krenohet me Thaçin që krijoi veturën e parë shqiptare
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Në Torino, në zemrën e industrisë së automobilizmit global, Qëndrim Gashi ka promovuar makinën e re, prodhim të kompanisë së tij, “Arrera Automobili”, me emrin domethënës: ILLYRIAN TSX.
Kështu ka shkruar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci, duke i uruar suksese të mëtejme dhe duke e faleminderuar Qëndrim Gashin që po bën krenarë, qytetarët e kësaj komune.
Supermakina e re Illyrian Pure Sport do të ketë një motor 6.2 litërsh LT2 V8, me 840 kuaj fuqi.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.
Illyrian TSX nga Arrera po konsiderohet makina e parë shqiptare e realizuar nga Qendrim Thaçi.
Ai kohë më parë ka ëndërruar të krijojë super veturën e parë shqiptare dhe tani ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e tij.
Illyrian Pure Sport do të jetë makina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.
Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë e Lamborghin Aventador apo Ferrari 812 Superfast.
Makina ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane.