Liverpooli synon fitoren ndaj Brentfordit, ja formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Liverpoolit dhe Brentfordit, e vlefshme kjo për xhiron e 35 në Premier Ligë.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli e mposhti Fulhamin 1:0, kurse Brentfordi shënoi fitore ndaj Nottingham Forestit me shifrat 2:1, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 59 pikëve, krahas Brentfordit që renditet në vendin e nëntë me 50 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Bajcetic, Thiago, Firmino, Keita dhe Ramsay, kurse te Brentfordi do të mungojnë Jansson, Lewis-Potter dhe Norgaard.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson: Alexander-Arnold, Van Dijk, Konate, Robertson; Fabinho, Jones, Gakpo; Salah, Jota, Nunez

Brentford (5-3-2): Raya; Hickey, Henry, Pinnock, Zanka, Mee; Jensen, Onyeka, Janelt; Toney, Mbeumo

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024