Liverpool shton epërsinë 11 pikë pas fitores ndaj Cityt
Sport
Lexohet për: 2 min.
Futbollistët e Liverpoolit kanë shënuar fitore në derbin e xhiros së 13-të të Premier Ligës ndaj Manchester Cityt, me golat e Cody Gakpo dhe Mohamed Salah.
Ata në këtë mënyrë ka shtuar epërsinë ndaj Cityt prej 11 pikësh në tabelë. Pas kësaj disfate, “qytetarët” ranë në vendin e pestë me 23 pikë.
Liverpool dominoi në fillim të ndeshjes dhe në minutën e 12-të, Gakpo shënoi golin e parë.
Krahas golit, Virgil van Dijk goditi shtyllën dhe Liverpool vazhdoi të ushtronte presion, ndërsa City nuk tregoi asgjë domethënëse në pjesën sulmuese.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 78-të kur Stefan Ortega rrëzoi Luis Diaz në zonën e rreptësisë dhe Salah shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2:0.
City mund të rikthehej në lojë pas një gabimi të Van Dijk, por Caoimhin Kelleher ndaloi përpjekjen e Kevin De Bruyne nga afërsia.
Pep Guardiola kështu vazhdoi serinë e tij rekorde pa fitore në shtatë ndeshje, dhe në këtë periudhë ai regjistroi deri në gjashtë humbje.
Liverpool do të ketë një vizitë në Newcastle United, ndërsa City do të kërkojë të thyejë serinë e zezë në shtëpi ndaj Nottingham Forest.