Liverpool e nis me fitore epokën e trajnerit të ri Iraola, 4-2 ndaj Sunderlandit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Liverpool e nis me fitore epokën e trajnerit të ri Iraola, 4-2 ndaj Sunderlandit
New Project - 2026-07-26T130521.231
26/07/2026 - 13:05
Linku u kopjua

Epoka e Andoni Iraolës te Liverpool ka nisur me fitore.

Të kuqtë mposhtën 4-2 Sunderlandin në miqësoren e parë parasezonale të zhvilluar në Nashville.

Ndeshja nisi keq për Liverpoolin, me Joe Gomez që u lëndua dhe u detyrua të lërë fushën brenda 10 minutave të parë.

Më pas erdhën golat e Kieran Morrison, Dominik Szoboszlai, Federico Chiesa dhe Lewis Koumas që siguruan fitoren.

Pas ndeshjes, Iraola tha se skuadra kishte këmbë të rënda nga stërvitjet dhe i mungoi freskia, por ky është një pikënisje e mirë për të korrigjuar gjërat.

Sipas tij, lajmi më i keq është lëndimi i Gomezit.

Tekniku spanjoll konfirmoi gjithashtu se qendërmbrojtësi Jeremy Jacquet, i cili ka qenë jashtë me lëndim në shpatull, do të rikthehet gradualisht dhe pritet të luajë në ndeshjen e fundit të turit në SHBA.

Liverpool vazhdon përgatitjet me miqësoret ndaj Wrexham, Leeds United, AS Monaco dhe Como, para startit të Premier Ligës më 23 gusht në transfertë ndaj Newcastle.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026