Futbollistët e Liverpool-it kanë shënuar edhe fitoren e tretë të njëpasnjëshme në sezonin e ri në Premierë Ligë, duke paralajmëruar se do të jenë konkurrentë të mëdhenj në luftën për titullin e ri me kampionin aktual Manchester Cityn.
“Viktima” e radhës e skuadrës së drejtuar nga trajneri i ri Arne Slot sot ishte Manchester United, të cilën para shikuesve të saj e mposhti me rezultat të thellë 3:0.
Më pas në skenë doli dyshja Luis Diaz dhe Mohamad Salah për t’i siguruar Liverpool-it epërsinë prej dy golash.
Diaz shënoi në minutën e 35’, pas asistimit të futbollistit egjiptian, dhe tre minuta para përfundimit të pjesës së parë shënoi serish për 2:0, pas asistimit të ri të Salah.
City e Liverpool prijnë në tabelë me nga 9 pikë maksimale dhe gol-diferencë të njëjtë (plus 7). Liverpool ende nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar gjithsej 7, teksa skuadra e Pep Guardiola ka shënuar 9 dhe ka pësuar dy gola.