Rusia tashmë ka armë bërthamore në rajonin e Baltikut, tha sot ministri lituanez i Mbrojtjes Arvidas Anusauskas.
"Armët bërthamore janë mbajtur gjithmonë në Kaliningrad... komuniteti ndërkombëtar, vendet në rajon, e dinë mirë këtë... Ata e përdorin atë si një kërcënim," tha Anushauskas, duke iu përgjigjur zëvendëspresidentit rus të Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev, i cili paralajmëroi NATO-n se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen Aleancës, Moskës do t'i duhet të forcojë mbrojtjen e saj në rajon, duke përfshirë armët bërthamore.
“Kërcënimet aktuale ruse duken mjaft të çuditshme kur e dimë se, edhe pa situatën aktuale të sigurisë, ata po mbajnë armë 100 kilometra larg kufirit të Lituanisë”, tha ministri lituanez i Mbrojtjes.
Kaliningrad ndodhet në zonën midis dy anëtarëve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë.