Lirohet avokati Besnik Berisha
Lexohet për: 1 min.
ss
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është liruar avokati Besnik Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress sot avokati i tij, Naim Rudari.

Avokati i Berishës ka bërë të ditur se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgim.

Avokati Berisha dhe tre personat e tjerë me inicialet N.Xh., I.S., dhe R.C., janë arrestuar të enjten (13 korrik) për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Avokatit Besnik Berisha i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024