Liria shënon fitoren e dytë në Superligë, Feronikeli ’74 shokon Malishevën
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Skuadra e Lirisë ka arritur ta regjistrojë vetëm fitoren e dytë të sezonit sot, pasi që e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Fushë Kosovën, raporton KosovaPress.

Golat e ndeshjes për Lirinë i shënuan Albo Gjumsi (minuta e 3’) dhe Ubong Ekpai (minuta e 30’).

Me pikët e reja, Liria ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e fundit, gjashtë sosh më pak se kundërshtari i sotëm, Fushë Kosova që zë vendin e nëntë me 20 pikë.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshj u zhvillua edhe përballja mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës, ku kjo e fundit u befasua nga vendasit pasi u mposht 2:1.

Me pikët e reja, Feronikeli ’74 ngjitet në kuotën 34 pikëve në vendin e tetë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e shtatë.

Në anën tjetër, Malisheva renditet në vendin e katërt me 52 pikë.

Rezultatet finale:

Feronikeli ’74 2:1 Malisheva

Fushë Kosova 0:2 Liria

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024