Një 55-vjeçar është djegur brenda veturës në fund të muajit dhjetor në Prizren. I gjithë rasti u cilësua si vetëvrasje. E kjo nuk ishte e vetmja, pasi gjatë vitit që lëmë pas ndodhën edhe 39 vetëvrasje të tjera.
Ky numër është në rënie, pasi në vitin 2022, kishin ndodhur 41 raste të tilla. Në gjithë këto situata të rënda, është një organizatë që po ndihmon në parandalim.Quhet “Linja e Jetës”, ku vetëm gjatë këtij viti kishin rreth 7 mijë thirrje, e ku gjatë bisedave i treguan se nuk janë vetëm.
Megjithë suksesin e arritur që nga vitit 2019, kur edhe u krijua kjo linjë telefonike, sfidë i mbetet orari, pasi punojnë vetëmnga ora 14:00 deri në orën 2:00 pas mesnate, e jo 24 orë, në shtatë ditë të javës. E gjithë kjo për shkak të mungesës së parave.
Skaja theksoi se “Linja e Jetës”, nuk ofron këshilla, por tenton të dëgjojnë se çka është problemi dhe në fund të përfundojnë bashkëbisedimin me personin që të bien në një përfundim të përbashkët.
Sipas tij, arsyeja që punojnë nga ora 14:00 deri në 2:00 pas mesnate e jo 24 orë, është që nuk kanë financa për të paguar punëtorët dhe energjinë elektrike. Ai shtoi se po synojnë që të bëhet 24/7.
Përndryshe, sipas statistikave që Policia e Kosovës i ka dërguar KosovaPress-it, nga janari deri në nëntor të vitit që lamë pas, janë vetëvrarë 39 persona. Ndërsa, në vitin 2022, janë vetëvra 43 persona. Kushdo që ndihet vetëm dhe ka nevojë për mbështetje, mund të telefonojë në numrin 0800-12345, pa pagesë dhe anonim.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...