Ligue 1 suspendon me një ndeshje Verrattin, kjo është arsyeja
Lexohet për: 1 min.
marco verratti
2 vite më parë
Linku u kopjua

Italiani Marco Verratti është dënuar me një ndeshje në Ligue 1 për fyerje të arbitrit pas humbjes së Paris Saint-Germain.

Mesfushori foli për “Canal+” pas fishkëllimës së fundit të një humbjeje ndaj Nantes muajin e kaluar, duke u ankuar se "arbitrat po na penalizojnë".

Verratti vizitoi selinë e gjykatës sportive për të dhënë anën e tij të çështjes dhe për të paraqitur rastin e tij, i shoqëruar nga një përfaqësues i PSG-së.

Aktgjykimi i dhënë ishte ndalim me një ndeshje, ndërsa ka një tjetër ndalim me një ndeshje që është me kusht, që do të aktivizohet nëse ai fyen sërish zyrtarët, përcjellë KosovaPress.

Kishte frikë se italiani mund të përballet me një dënim me katër ndeshje në Ligue 1, sidomos kur dihet se ai nuk ka histori të mirë sa i përket anës disiplinore.

Në 368 paraqitje për Paris Saint-Germain, Verratti ka marrë 115 kartonë të verdhë dhe pesë të kuq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024