Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë, se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetikë që ndërmerr ndaj një vendi sovran. Ligjvënësi nga Nju Jorku është nismëtar i një projektrezolute dorëzuar pak ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të Teheranit ndaj Shqipërisë, e bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të këtij vendi.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Torres shton se pret mbështetje dypalëshe për Shqipërinë, që sikurse thotë, është një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Ligjvënësi amerikan flet dhe mbi të ardhmen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.
Intervista e plotë:
Zëri i Amerikës: Kongresmen Torres, së fundmi ju keni dorëzuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të kryera nga qeveria e Iranit ndaj Shqipërisë. Cili është synimi i saj, çfarë po përpiqeni të arrini me këtë rezolutë?
Zëri i Amerikës: Qeveria amerikane është angazhuar të ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar sistemet e saj online. A mendoni se kjo ndihmë deri tani, ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar sulme të tilla në të ardhmen?
Ritchie Torres: Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë. Jam i shqetësuar se Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike. Ne e dimë se Irani kreu dy sulme kibernetike, një në korrik dhe një në shtator. Hakerat iranianë depërtuan në rrjetet shqiptare, 11 muaj para sulmit. Ndaj ka një nevojë reale për të investuar në mbrojtjen kibernetike të vendeve tona aleate si Shqipëria, jo vetëm me fjalë, por me fonde, duke investuar më shumë përmes ndihmës së huaj për të forcuar sigurinë kibernetike të aleatëve tanë si Shqipëria.
Ritchie Torres: Cilatdo qofshin motivet, nuk ka asnjë justifikim për një sulm kibernetik. Ne duhet të dënojmë një sulm kibernetik me po atë forcë që do të dënonim një sulm fizik ndaj një vendi. Asnjë vend si Irani nuk ka të drejtë të sulmojë një shtet sovran si Shqipëria. Sulmi ishte ndaj infrastrukturën kritike. Nëntëdhjetë e pesë për qind e të dhënave të qeverisë shqiptare janë në internet. Ndaj sulmi ishte thellësisht problematik. Ai i shkaktoi qeverisë shqiptare dëme që llogariten në miliona dollarë dhe për herë të parë në histori, një vend ndërpret marrëdhëniet diplomatike bazuar në një sulm kibernetik. Ndaj duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se ka zero tolerancë për këto lloj sjelljesh.
Zëri i Amerikës: Cili është procesi për miratimin e rezolutës kur pritet që ajo të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve?
Zëri i Amerikës: Sa i përket Kosovës, kohët e fundit, për shkak të luftës në Ukrainë, kemi parë një vëmendje të shtuar të Perëndimit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A shihni ndonjë mundësi reale që mund të ndodhë diçka së shpejti në këtë drejtim?
Ritchie Torres: Rezoluta është dorëzuar në komisionin për Politikën e Jashtme dhe ky komision do të duhet të mbajë një seancë dëgjimore për të pasuar nga një votim. Shpresoj se do të ketë mbështetje dypartiake për Shqipërinë, e cila ka qenë një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Dhe do të ketë një dënim publik, dypartiak të Iranit, për përfshirje në terrorizëm kibernetik.