Më 1 dhjetor 1955, në Montgomery të shtetit Alabama ndodhi një ngjarje e rëndësishme në lëvizjen e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara. Një femër zezake, e quajtur Rosa Parks, u arrestua pasi nuk pranoi t’iu bindej ligjeve të shtetit.
Në bazë të këtyre ligjeve, udhëtarët zezakë të autobusëve duhej t’ua lëshonin vendet e tyre të bardhëve. Parks tha më vonë se vendimi i saj për të mos ia lëshuar vendin një të bardhi, ishte diçka e thjeshtë.
Më 5 dhjetor 1955, katër ditë pas arrestimit të Rosa Parks, zezakët në qytetin Montgomery filluan të bojkotonin autobusët e qytetit.
Një klerik i ri zezak, Martin Luther King, I Riu, u shqua si udhëheqësi më i efektshëm i protestës. Bojkotimi përfundoi në nëntor 1956. Kjo ndodhi kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara arriti në përfundimin që ligjet e atij shteti dhe qyteti që bënin diskriminim racial në autobusë, ishin jo-kushtetuese.