Liga Unike/ Ylli tregon fuqinë e liderit ndaj Tirana Neptunit
Lexohet për: 2 min.
kb ylli
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kampioni dhe lideri i Ligës Unike, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 96:72 (22:19, 26:21, 22:17, 26:15), në xhiron e 13-të.

Çereku i parë ishte i barabartë, me tiranasit në fillim që ishin në epërsi të lehtë, e më pas kundërpërgjigjen therandasit, ndërsa kjo pjesë përfundon 22:19. Por, në periudhën e dytë, basketbollistët e Yllit ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 38:26, kurse pjesa e parë përfundon 48:40.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i baraspeshuar, por në fundin e çerekut të tretë, vendasit arrijnë epërsinë më të lartë në ndeshje, 70:54, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:57. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli shtoi epërsinë për të shkuar drejt fitores së sigurt dhe kjo ndodhi, duke triumfuar me rezultat 96:72.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë, Chris Harris me 12 pikë e 11 kërcime, Henrik Sirko me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë, kurse te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 18 pikë e 11 kërcime dhe Julian Hamati me 18 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 12 fitore e një humbje, ndërsa Tirana Neptun ka gjashtë fitore e shtatë humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025