Liga Unike/Ponte Prizreni e mposht Apoloninë
Lexohet për: 1 min.
8-Ponte Prizreni
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ponte Prizreni ka triumfuar sot në ndeshjen kundër Apolonisë së Fierit, e cila ishte e vlefshme për xhiron e parë të Ligës Unike.

Ponte Prizreni e ka mposhtur Apoloninë si mysafirë me një epërsi prej 18 pikësh, respektivisht me rezultat 87:69 (29:20, 17:18, 26:17, 15:14), raporton KosovaPress.

Prizrenasit u treguan më të mirë përgjatë çerekut të parë dhe atij të tretë, kështu duke e regjistruar fitoren e dytë në këtë sezon, pasi javën e kaluar regjistruan fitore kundër Pejës.

Te Apolonia u dallua Ernest Myles me 18 pikë e tetë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Ivan Koljeviq me 16 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Dachon Burke me 22 pikë e pesë kërcime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025