Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e pestë të fazës së grupeve të këtij edicioni.
Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje me fillim nga ora 18:45, ku vëmendja do të jetë te përballja mes Interit dhe Victoria Plzenit, raporton KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, ku skuadra e Ajaxit e pret në shtëpi një Liverpool i cili është jashtë forme.
Por, në rast se Liverpooli e mposht Ajaxin, atëherë do ta siguronte edhe për një vit tjetër fazën e eliminatoreve të kësaj gare.
Në rast se Interi e mposht Plzenin atëherë Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve pavarësisht rezultatit të sotëm ndaj Bayernit.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve.
18:45 Inter – Plzen
21:00 Ajax – Liverpool
21:00 Barcelona – Bayern Munich
21:00 Eintracht Frankfurt – Marseille
20:00 Tottenham – Sportin CP