Liga e Kampionëve/Përfundon pjesa e parë, Chelsea në disavantazh e Dortmundi në epërsi
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kampionëve, ku deri tani kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Maksimir”, skuadra e Chelseat e gjen vetën në disavantazh prej një goli, si mysafire e Dinamo Zagrebit, përcjell KosovaPress.

Ishte sulmuesi Mislav Orsic ai i cili e shënoi golin e vetëm në këtë pjesë të parë, duke kaluar kroatët në epërsi në minutën e 13’ të ndeshjes.

Krahas takimit mes Dinamo Zagrebit dhe Chelseat po zhvillohet edhe ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Copenhagen, ku gjermanët hyjnë drejt zhveshtores në epërsi prej 2:0.

Golat për Dortmundin i shënuan Marco Reus (minuta e 35’) dhe Raphael Guerreiro (minuta e 42’).

Rezultatet e pjesëve të para:

Dinamo Zagreb 1:0 Chelsea

Borussia Dortmund 2:0 Copenhagen

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024