Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Loro-Boriçi” do të jetë nikoqir i përballjes mes Vllaznisë e Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, vashat e Vllaznisë u përballen pikërisht me ato të PSG-së, ku edhe pësuan humbje të thellë me shifrat 5:0, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Vllaznia renditet në vendin e fundit në grup, ku nuk ka mundur të arkëtojë as edhe një pikë të vetme, duke regjistruar tre humbje kundër vashave të Chelseat, PSG-së dhe Real Madridit.
Kaylin Williams-Mosier pritet të jetë në portën e Vllaznisë sot, ndërsa para saj, dyshja e mbrojtjes pritet të jetë Sara Maliqi dhe Gjergji. Jehona Shala pritet që përsëri ta udhëheq sulmin, me synimin për ta gjetur golin e parë të Vllaznisë në këtë garë.
Vllaznia (femrat) (4-5-1): Williams-Mosier; Saranovic, Gjergji, Maliqi, Gjini; Ramadani, Berisha, Franja, Cavanaugh, Doci; Shala
Paris Saint-Germain (femrat) (4-3-3): Bouhaddi; Lawrence, Ilestedt, De Almeida, Karchaoui; Jean-Francois, Geyoro, Hamraoui; Baltimore, Martens, Diani