Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin këtë muaj për të diskutuar mundësinë e sigurimit të armëve për Moskën për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, thuhet sipas një raporti.
Kim ndoshta do të udhëtojë nga kryeqyteti Phenjani me tren të blinduar për në Vladivostok në bregun lindor të Rusisë, raportoi “The New York Times”, duke cituar burime amerikane dhe aleate.
Vizita e mundshme vjen disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Rusia dhe Koreja e Veriut po "përparojnë në mënyrë aktive" negociatat e fshehta të armëve.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se inteligjenca amerikane sugjeron që ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu bëri thirrje gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut në muajin korrik që Phenjani t'i sigurojë Kremlinit municion artilerie pasi Rusia kërkon "sasi të konsiderueshme dhe lloje të shumta municionesh" për përdorim në Ukrainë.
Nga Shtëpia e Bardhë thanë në dhjetor se grupi ushtarak privat rus Wagner kishte marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut dhe vuri në dukje në muajin mars se Rusia po kërkonte të ndërmjetësonte një skemë ‘ushqim për armë’ me Phenjanin. /AA/