Licencohet FFK
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se është licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, FFK e ka mbyllur procesin e licencimit, ku vendimin e ka nënshkruar sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, raporton KosovaPress.

Duke pasur parasysh se FFK është organizata më e madhe sportive në vend dhe me numrin më të madh të klubeve, ky proces ka marrë kohë të konsiderueshme deri te përmbyllja e licencimit.

Kushtet për licencim u arritën pas angazhimit të madh të FFK-së, klubeve dhe ministrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024