Lia e majmunëve: 780 raste në 27 vende
Lexohet për: 1 min.
Indi majmuni
2 vite më parë
Linku u kopjua

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se Gjithsej 780 raste të konfirmuara laboratorike të lisë së majmunëve janë raportuar në 27 vende ku sëmundja nuk është endemike, duke përsëritur se rreziku i saj është i moderuar në mbarë botën.

Ky numër sigurisht që është nënvlerësuar për shkak të informacionit të kufizuar epidemiologjik dhe "ka shumë gjasa që vendet e tjera të zbulojnë raste dhe të ndodhë një përhapje e re e virusit", shton OBSH.

Vendet ku sëmundja nuk është endemike dhe të raportuara më së shumti rastet janë Britania e Madhe (207), Spanja (156), Portugalia (138), Kanadaja (58) dhe Gjermania (57). Raste janë raportuar edhe jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut - një secila - në Argjentinë, Australi, Marok dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas OBSH-së, asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet jo-endemike, ndryshe nga ato endemike: Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Republika e Kongos, Republika Demokratike e Kongos, Liberia, Nigeria, Sierra Leone, Gabon, Bregu i Fildishtë dhe Gana, ku sëmundja gjendet vetëm te kafshët.

Në shtatë vendet e para, 66 vdekje u raportuan në pesë muajt e parë 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024