Lëshohet urdhërarrest për Douglas Costan
Një urdhër-arresti është lëshuar për sulmuesin e krahut të LA Galaxy, Douglas Costa në lidhje me dështimin për të paguar mbështetjen e fëmijëve.
Costa aktualisht është duke luajtur në Major League Soccer (MLS) në Amerikë me LA Galaxy, në formë huazimi nga skuadra e Gremios si lojtar i caktuar, raporton KosovaPress.
Urdhri u lëshua nga Gjykata e 8-të Familjare e Porte Alegre, në Brazil të premten, më 26 maj dhe do të thotë se Costa do të arrestohet nëse kthehet në atdheun e tij, siç bëhet e ditur nga “GZH”.
Avokati i Costas, Sergio Queiroz, ka thënë se lojtari po kërkon të apelojë vendimin në mënyrë që drejtësia të vendoset.
31-vjeçari ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kur nënshkroi për LA Galaxy në shkurt të vitit 2022, por ka bërë vetëm katër paraqitje këtë sezon dhe u përjashtua me karton të kuq në humbjen 3:0 ndaj Houston.
Costa u kthye në Gremio në vitin 2021 pas një dekade në Evropë, ku luajti dhe fitoi tituj të ligës me Shakhtar Donetsk, Bayern Munich dhe Juventus.