Monitorimi i fokusuar i hotelerisë e gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj, ka nis përmes projektit specifik për përmbushje tatimore në vitin e kaluar.
Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) njofton se ky projekt ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.
Në komunikatë thuhet po ashtu se: “dihet që në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë përveç atyre që u përmend, si dukuri e cila mbetet ndër faktorët kyç të informalitetit janë edhe punëtorët e padeklaruar, e kjo është dëshmuar edhe nga puna e inspektorëve, të cilët për 2022 kanë formalizuar 111.84% punëtorë më shumë se vitin e kaluar. Ajo çka vlen të potencohet është se ky sektor prin me statistika sa i përket fiskalizimit, por mbetet sfidë lëshimi i kuponëve fiskal”.
Projekti për përmbushje tatimore në hoteleri dhe gastronomi, si dhe zinxhirin e tyre bashkëpunues do të vazhdoj të implementohet, me qëllim të formalizimit plotë të aktiviteteve.