Lëndimi i një fëmije nga shpërthimi i dy bombolave gazi në Skenderaj, japin detaje policia
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lëndimi i një fëmije nga shpërthimi i dy bombolave gazi në Skenderaj, japin detaje policia
Bombolaa
Foto Ilustruese
06/04/2026 - 09:56
Linku u kopjua

Një incident i rëndë është shënuar të dielën në Skenderaj, ku një i mitur ka pësuar lëndime pas shpërthimit të dy bombolave me gaz. Lajmi është konfirmuar sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

KosovaPress raportoi dje se, në Aqarevë, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar nga një shpërthim i dy bombolave të gazit.

Sipas policisë, dyshohet se është ndezur një zjarr dhe si rrjedhojë e saj kishte ndikuar në eksplodimin e dy bombolave gazi. Policia bën të ditur se viktima është dërguar në QKUK dhe pas trajtimit është liruar në shtëpi.

“Raportohet se i dyshuari m/k kishte ndezur një zjarr dhe nga zjarri kanë eksploduar dy bombola gazi. Si pasoj e shpërthimit një i mitur m/k ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Mësohet se nga ky shpërthim, ka shkaktuar djegie në fytyrën e fëmijës.

Rasti po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026