Sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane, do të mungojë në Kupën e Botës “Katar 2022” për shkak të një lëndimi në këmbë që e ka pësuar teksa luante për Bayern Munichun.
30-vjeçari pësoi një lëndim në fibulën e djathtë në fitoren 6:1 të Bayernit në Bundesligë ndaj Werder Bremen të martën e kaluar, raporton KosovaPress.
Të martën, Federata e Futbollit të Senegalit tha se Mane do të humbiste "ndeshjet e para" të turneut, por trajneri Aliou Cisse tani do të duhet të planifikojë gjërat pa yllin e tij.
Kampionët në fuqi të Kupës së Kombeve të Afrikës fillojnë të hënën kampionatin e tyre në Kupën e Botës kundër Holandës.
Mane ishte vendimtar në fitoren e parë të Senegalit në AFCON në shkurt, pasi ai shënoi penalltinë fituese teksa kombëtarja e tij mposhti Egjiptin përmes penalltive në finale.