Trepça ’89 përmes një njoftimi në faqen zyrtare e ka konfirmuar lëndimin e Ardian Mujës, të cilin kapiteni i mitrovicasve e pësoi në ndeshjen kundër Dritës.
Muja gjatë përballjes me Dritën të shtunën pësoi një goditje nga portieri kundërshtar, Faton Maloku, goditje kjo e cila e ka lënë me një lëndim serioz, raporton KosovaPress.
“Kapiteni ynë Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë. Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar mbrenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njejta nuk u akordua nga Referët e ndeshjës.
Pas ndeshjës Ardian Muja ndjehte dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella”, shkruante në komunikatën e Trepçës ’89.