Lekaj: Tërheqja e Trustit është nevojë, nuk është luks
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u ka thënë veteranët, doktorët, punëtorët e sektorit privat, policët, bujqit, personeli arsimor, gastronomet, zjarrfikësit, punonjësit civil të shtetit, bizneset e vogla dhe të mesme, dhe të gjithë të tjerët që preken nga e drejta e tërheqjeve të parave të tyre, i kanë sytë nga deputetët.

Lekaj ka shtuar se kjo është kërkesë e mijëra qytetarëve, nuk është llukës por është nevojë, ai edhe në mënyrë direkte kërkoi që të kalohet ky ligj.

“Këtu sot kërkohet vullneti i shumicës që ta rregullojmë këtë rrugë ligjore, ku secili qytetarë ka mundësit të tërheq TRUST-in apo kanë edhe të drejtë për të mos ta tërhequr atë që nuk e shohin si të arsyeshme dhe që nuk kanë nevojë, e nderuar qeveri Kurti sot nga ju si pozitë, e pushtet, por edhe nga ne si opozitë, i kanë të drejtuara sytë veteranët, doktorët, punëtorët e sektorit privat, policët, bujqit, personeli arsimor, gastronomet, zjarrfikësit, punonjësit civil të shtetit, bizneset e vogla dhe të mesme, dhe të gjithë të tjerët që preken nga e drejta e tërheqjeve të parave të tyre, TRUST-i është nevojë nuk është luks, prandaj përkrahni pa dallime, dhe nga ky vend sot kërkesa dhe thirrja ime është, kthejani shpresën, gëzoni e rriteni mirëqenien e qindra mijërave qytetarëve e familjeve të tyre, thjeshtë dhe shqip, votone Trustin” ka thënë Lekaj.   

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024