Lehtësohen procedurat e kalimit në pikën kufitare Morinë-Kukës
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe homologu i tij shqiptar Taulant Balla kanë nënshkruar lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit në pikën kufitare Morinë-Kukës. Ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga katër muaj që është zbatuar deri më tash, tani e tutje do të jetë nëntë muaj brenda vitit. “Mbesim të përkushtuar për zgjerim të bashkëpunimit në fushat e ministrive tona, me qëllim që qytetarët tanë të lëvizin, punojnë dhe ndërveprojnë lirshëm,” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025