Siç raportohet nga “Sky Sports”, skuadra angleze Middlesbrough ka arritur marrëveshje me Michael Carrick që ky i fundit të merr detyrën e trajnerit në klub.
Ish-mesfushori i Manchester United pritet që të nënshkruajë kontratën e tij me Middlesbrough gjatë 24 orëve të ardhshme, raporton KosovaPress.
41 vjeçari, Carrick mund të udhëheqë skuadrën e Middlesbrough nga dita e diele në ndeshjen kundër Huddersfield.
Para asaj ndeshje, Middlesbrough do të zhvillojë sot përballjen kundër Wigan Athletic në Championshipin anglez.
Nëse emërohet trajner, kjo do të ishte detyra e parë e përhershme e Carrick si trajner. Pasi që u pensionua në vitin 2018, ai u bë pjesë e stafit te United, duke punuar me Jose Mourinhon dhe Ole Gunnar Solskjaer, para se të largohej nga “Old Trafford” për shkak të ardhjes së Ralf Rangnick në dhjetorin e kaluar.