Legjenda e United kritikon Cityn: Mos festoni para kohe, titulli s’është i juaji
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Legjenda e United kritikon Cityn: Mos festoni para kohe, titulli s’është i juaji
New Project - 2026-04-20T141135.142
20/04/2026 - 17:12
Linku u kopjua

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër festimet e lojtarëve të Manchester Cityt pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit, duke i cilësuar ato si të tepruara dhe të parakohshme.

Edhe pse City ngushtoi diferencën në vetëm tre pikë, Rooney paralajmëroi se ky gëzim i shfrenuar mund t'u kthehet në boomerang: "Mendoj se festimet ishin paksa të tepruara. Është paksa e parakohshme dhe kjo mund t'u kthehet në dëm", u shpreh ai në "Match of the Day", duke shtuar se orari i vështirë i Cityt mund t'i bëjë ata të gabojnë rrugës.

Pavarësisht humbjes në "Etihad", Rooney beson se titulli mbetet në duart e Arsenalit dhe u bëri thirrje tifozëve londinezë të qëndrojnë pranë ekipit në pesë ndeshjet e mbetura.

Ai pranoi hapur se nuk dëshiron që City të shpallet kampion, ndërsa vuri në dukje se Arsenali ka një kalendar më të favorshëm: "Dua që Arsenali ta fitojë ligën. Nuk dua që Man City ta fitojë.

Tifozët e Arsenalit duhet të mbështesin ekipin e tyre, rëndësia e kësaj është masive".

Sipas parashikimeve të Opta-s (inteligjenca artificale), "Gunners" mbeten favoritë me 69% shanse për titull.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026