Lidhja Demokratike e Kosovës, sot në 41 vjetorin e vrasjes së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ka deklaruar se vrasja e tyre ka qenë goditje e madhe për mbarë kombin tonë.
LDK ka theksuar se heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, ishin shndërruar në pikënisje e referencë për secilin veprimar
Rruga dhe ideali i tre shokve të pandarë, më shumë se mision për t’i shërbyer atdheut, ishte përkushtim që jetën e tyre ta falin për lirinë e popullit shqiptar. Heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, u shndërruan në pikënisje e referencë për secilin veprimar që do e vazhdonte aktivitetin për çlirimim nga okupatori; për liri, demokraci dhe pavarësi. Sot, në 41 vjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë dhe kujtojmë veprën e tyre sublime. I përjetshëm kujtimi për Jusuf, Bardhosh e Kadri Zekës!”, është bërë e ditur në reagimin e LDK-së.
Të tre heronjtë, siç ka shtuar LDK janë dhe mbesin frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet vepruar e punuar për atdheun.