LDK reagon për mesazhet mes Mihalit e Krasniqit: LVV ka dështuar për “Qeveri me duar të pastra”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
LDK reagon pas publikimit të mesazheve mes Mihalit e Krasniqit: LVV ka dështuar për “Qeveri me duar të pastra”
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas publikimit të disa mesazheve mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, rreth përfshirjes së Martin Berishajt në dallavere me rrymë, ka reaguar LDK-ja. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një konferencë për media, deklaroi se kjo Qeveri pas braktisjes së ushtarëve të FSK-së, ka braktisur vlerat dhe besimin e qytetarëve, ku kishin premtuar se do të luftojnë korrupsionin dhe do të bëjnë “qeveri më duar të pastra”.

Sipas tij, Qeveria aktuale nuk e ka ndërmend të luftojë korrupsionin, e duart e tyre i kanë “gjithçka përveçse të pastra”.

Azemi, ka shtuar se Qeveria ka mbrojtur njeriun e korruptuar duke qenë plotësisht në dijeni për vërtetësinë e akuzave ndaj Berishajt.

Ai ka ritheksuar se keqpërdorimet më të mëdha në krizën energjetike ishin në KEK, duke vazhduar edhe me tenderët një burimore të cilët sipas tij, shkuan në vlera multi-milionëshe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025