LDK kritike ndaj projektbuxhetit: Tendencë për të vështirësuar punën e komunave
Lexohet për: 2 min.
LDK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbajtur tryezë diskutimi me përfaqësues të sindikatave dhe organizatave jo qeveritare në lidhje me projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2024. Deputetë të kësaj partie thanë se buxheti është i dedikuar për subvencione dhe jo në investime kapitale. Po ashtu, konsideruan se pushteti ka tendencë për të vështirësuar punën e komunave.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se po mungon diskutimi publik në lidhje me projektbuxhetin. Sipas tij, është hera e parë që qeveria nuk ka pranuar asnjë amendament nga opozita.

Në diskutimin për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se projektet madhore infrastrukturore kanë ngecur dhe se nuk ka investime kapitale.

Teksa nënvizoi prioritetet e premtuara të Qeverisë Kurti, Hoti tha se tri prej tyre nuk kanë filluar fare.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se ka mungesë të projekteve për kryeqytetin. Ai tha se duhen investime serioze për organizimin e lojërave mesdhetare 2030.

Në diskutimin e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të sindikatave. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se qeveria i ka shpallur luftë sindikatave dhe dialogut social.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Nesër do të mbahet seancë plenare ku do të shqyrtohet në parim projektbuxheti 2024 për vitin e ardhshëm. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024