LDK kërkon auditim të plotë të sistemit të faturimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
LDK kërkon auditim të plotë të sistemit të faturimit
02/04/2026 - 12:36
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar hetim të pavarur dhe auditim të plotë të sistemit të faturimit, pasi sipas tyre mbi 87 për qind të njehsorëve elektrik të faturimit të KEDS-it e masin kohën gabimisht.

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se për këto parregullsi duhet hetim penal, si dhe dorëheqje e bordit të ZRRE-së, si dhe ndërprerje të çdo diskutimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Në këto verifikime del se mbi 87 për qind të njehsorëve elektrik e masin kohën gabimisht, pra qytetarët janë mashtruar. Qeveria iu ka thënë kurseni rrymën, shpenzoni në orët e natës, ndërkaq orët kanë keqllogaritur. Kjo është e vërteta e hidhur. Këtu lindin shumë pyetje. Si është e mundur që një problem i tillë kaq i përhapur dhe ministria të mos ketë vepruar me kohë... LDK kërkon sot shumë qartë hetim të pavarur dhe auditim të plotë të sistemit të faturimit. Dorëheqje të bordit të ZRRE-së, kompensim të qytetarëve për çdo cent të marrë padrejtësisht, ndërprerje të menjëhershme të çdo diskutimi për rritje të çmimit të energjisë dhe hetim penal”, tha ajo./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026