Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se pas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Organizata Amerikane “Freedom House” në raportin e vitit 2024 përmend korrupsionin qeveritar.
Sipas LDK-së kjo vazhdon të jetë shqetësim serioz në Kosovë.
Sipas LDK-së në këtë raport përmendet skandali i Ministrisë së Tregtisë për rezervat shtetërore, për të cilat LDK thotë se ka ngritur zërin në Kuvend dhe kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor.
“Për zbardhjen e këtij skandali nuk pati vullnet nga deputetët e pozitës, dhe sot këtë skandal e ke pjesë të raportit. Pra, të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë, por nuk e lufton korrupsionin. Vet qeveria u përballë me një skandal korrupsioni në vitin 2023, që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.