LDK e VV rroken për një fletëvotim në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
LDK e VV rroken për një fletëvotim në Prishtinë
7 orë më parë
Linku u kopjua

Tensione sot pati edhe për një fletëvotim mes vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.

‘Tik’-u në fletëvotim ishte vendosur për Lëvizjen Vetëvendosje, por në pjesën e subjektit politik Fjala kishte mbishkrim.

Fletëvotimi u cilësua si e pavlefshme nga vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por një gjë e tillë u kundërshtua nga ata të Lëvizjes Vetëvendosje. Aktualisht vlefshmëria e fletëvotimit është duke u shqyrtuar nga komisioni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025