LDK e AAK 25 vjetorin e çlirimit kujtojnë kontribuuesit e lirisë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit, ka thënë se ish presidenti Ibrahim Rugova dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me aleatët kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës është për detyrë përulja ndaj të gjithë dëshmorëve dhe heronjve ndër breza.
Derisa edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka kujtuar sakrificën e liderëve të UÇK-së që gjenden në Hagë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Krasniqi tha se kjo është dëshmi se liria nuk është e garantuar dhe se për të duhet luftuar dhe mbrojtur çdo ditë.