Krasniqi: Krerët e UÇK-së në Hagë, testament i gjallë i përpjekjeve për liri e shtet
Lexohet për: 2 min.
memli-12-06-2024
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 është një nga ato ditët që secili e mban mend se çfarë ka qenë duke bërë.

Në seancën solemne të Kuvendit, në nder të 25-vjetoritë të Çlirimit të Kosovës, Krasniqi tha se ajo ditë dikë e ka gjetur jashtë vendit, dikë të frikësuar apo të strehuar, por një kategori e zgjedhur e popullit e ka gjetur me pushkë në dorë, duk luftuar për çlirimin e vendit.

Krasniqi tha se këta ushtarë ishin të gatshëm të vdesin për liri, duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm në rrugëtimin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari.

Duke kujtuar sakrificën e liderëve të UÇK-së që gjenden në Hagë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Krasniqi tha se kjo është dëshmi se liria nuk është e garantuar dhe se për të duhet luftuar dhe mbrojtur çdo ditë.

I pari i PDK-së tha se këta burra janë testament i gjallë i përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti.

Krasniqi u bëri thirrje atyre që të qëndrojnë të fortë, pasi sipas tij, historia kurrë nuk do të mund të ndryshohet dhe se “Dielli do të lind përsëri”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024