LDK braktis Kuvendin, paralajmëron bojkotim të seancave dhe komisioneve
Lexohet për: 1 min.
LDK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike të Kosovës e ka lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës dhe ka paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë dhe votim dhe as në mbledhje të komisioneve parlamentare.

Këto veprime sipas shefit të  grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi janë rezultat i  sjelljes së papërgjegjshme të ministrit të Financave, Hekuran Murat i cili  po provon me çdo kusht ta marrë buxhetin e komunave.

Gashi tha se kjo është papranueshme dhe e patejkalueshme

“Prej sot Grupi parlamentar I LDK-së deklaron se nuk merr pjesë  në asnjë votim në seancë, nuk merr pjesë në asnjë votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk merr pjesë në komisione dhe do ta shqyrtojë shumë shpejt edhe çështjen e marrjes pjesë në Kryesi sepse është puç institucional kapja e  buxhetit të komunave të cilat janë të hyra vetanake. Sjellja tekanjoze me qëllim ofendimi, përfitimi, bllokimi për ne është e palejueshme dhe patejkalueshme”, u shpreh Gashi.

E seancën e sotme të Kuvendit e ka lëshuar edhe Partia Demokratike të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025